Sipas studiuesve sjellja e grimcave elementare të atomeve dhe ajo e qenieve të gjalla (zogjve) mund të ndjekin të njëjtat rregulla.
“Në një farë kuptimi, zogjtë janë atome që fluturojnë. Mund të duket e çuditshme por një nga zbulimet tona kryesore ishte të kuptuarit se mënyra se si kur lëviz një tufë zogjsh në fluturim ka aq shumë ngjashmëri me sistemet fizike të grimcave të atomeve”, theksoi një nga autorët e studimit, Julien Tailleur.
Në fushën e studimeve të lëvizjes kolektive, është menduar gjithmonë se ka një ndryshim cilësor midis grimcave, si atomet ose molekulat, dhe elementëve biologjikë, nga qelizat tek një turmë njerëzish ose një tufë zogjsh.
Mbi të gjitha, besohej se kalimi nga një lloj lëvizjeje në tjetrin … nga kaosi në rrjedhën e rregullt, i njohur si një tranzicion fazor ishte krejtësisht i ndryshëm.
Por duke analizuar dinamikën e brendshme në materialet ferromagnetike, studiuesit zbuluan se ato janë shumë më të ngjashme nga sa pritej dhe se tranzicionet, të tilla si lëvizjet e shpejta të një tufe, ndodhin në mënyrë të ndërprerë në të gjitha rastet.
Për më tepër, edhe në materialet ferromagnetike, është e rrallë që të gjithë individët të shkojnë në mënyrë të përsosur në të njëjtin drejtim