Ky vendim erdhi sepse të tre klubet nuk kanë paguar detyrimet e tyre ndaj lojtarëve. Komisoni i Disiplinës vendosi se KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit. KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit. Gjithashtu FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit. Ndërsa, KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit. Gjithashtu Komiteti i Disiplinës vendosi pranimin e kërkesës së Niko Zisit. KF Lushnja 1930, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 15, datë 19.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.