Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të përpiqet të qëndrojë në detyrë për aq kohë sa të mundet, sipas “Time”.
“Unë do të qëndroj në detyrë për aq kohë sa besoj se mund të ndihmoj ta çojë Izraelin drejt një të ardhmeje të sigurt, të qëndrueshme dhe prosperiteti”, tha Netanyahu.
Kryeministri, i cili nuk ka marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për masakrën e 7 tetorit – u pyet se nëse do të ishte në opozitë, çfarë do të thoshte për një lider që kishte kryesuar dështimet më të këqija të sigurisë së Izraelit, duke qëndruar në pushtet?
“Varet se çfarë bëjnë ata. A janë në gjendje ta udhëheqin vendin në luftë? A mund ta çojnë atë drejt fitores? A mund të sigurojnë ata se situata e pasluftës do të jetë një situatë paqeje dhe sigurie? Nëse përgjigja është po, ata duhet të qëndrojnë në pushtet”, tha Netanyahu.
“Në çdo rast, ky është vendimi i popullit”, shtoi ai.
Ai u pyet: “Duke parë prapa, a ishte gabim të lejoje katarët të transferonin para në Gazë?”
“Unë nuk mendoj se bëri një ndryshim të madh, pasi çështja kryesore ishte transferimi i armëve dhe municioneve nga Sinai në Gazë”, tha Netanyahu.
“Nuk ishte një çështje parash. Ishte një çështje disponueshmërie, dhe kjo është arsyeja pse unë insistoj tani për të ndërprerë këtë rrugë furnizimi”, shtoi ai.
Sipas “Time”, gabimi i tij kryesor ishte pranimi për të nisur një luftë të plotë.
Ai u pyet: “Pse nuk e eleminuat Hamasin më herët? Mund të kishit shkuar deri në fund në 2014?”
“Jo nuk munda… nuk kishte një konsensus. Në fakt, kishte një konsensus midis ushtrisë se ne nuk duhet ta bënim atë”, tha Netanyahu.
“Për një veprim të tillë nuk kishte asnjë mbështetje publike, vendase. Sigurisht që nuk kishte mbështetje ndërkombëtare për një veprim të tillë, dhe ju nevojiten të dyja në mënyrë që të veprohet – ose të paktën njëra prej tyre për të ndërmarrë një veprim të tillë. Mendoj se kjo u bë e dukshme menjëherë pas masakrës së 7 tetorit”, shtoi ai.
Intervistuesi i tij Eric Cortellessa më pas e pyet: “Presidenti Trump ka thënë se jeni ‘kritikuar me të drejtë’ për 7 tetorin. A është ai gabim?
“Unë nuk do të hyj në një debat, por do të thosha se – i kritikuar për çfarë?”, tha Netanyahu.
“Kjo ndodhi kur ju ishit në detyrë”, tha intervistuesi.
“Epo, e dini, kur kjo ndodh gjatë detyrës suaj, dyshoj se ndjeva të njëjtën gjë që ndjeu presidenti Roosevelt pas Pearl Harbor dhe presidenti George W. Bush pas 11 shtatorit”, tha Netanyahu.
“Ju përpiqeni të shihni se si mund të ishte parandaluar”, shtoi ai.
“Por çfarë është përgjegjësia ime tani? Për të fituar luftën, për t’u siguruar që ajo të mos ndodhë më, për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Hamasit që të mos ndodhë”, theksoi ai.