Është e lehtë të tërhiqeni nga tendencat më të fundit të dietës dhe zakonet e të ngrënit, të cilat ndonjëherë mund të jenë shumë të vështira për tu ndjekur.

Megjithatë, nëse shikoni anembanë globit, mund të gjeni disa mënyra të ushqyerit të lehta dhe të shëndetshme për t’i përfshirë në rutinën tuaj.

Greqia – Përfitimet shëndetësore të dietave mesdhetare janë të njohura. Dhe nëse pjatat përmbajnë disa përbërës me kalori të lartë, si djathi dhe mishi, të gjitha ato përdoren në moderim me një fokus më të lartë te frutat, perimet, drithërat dhe bishtajore.

Suedi – Me klimën e ftohtë nordike, perimet nuk luajnë një rol të madh në kuzhinën suedeze. Në vend të tyre, suedezët kanë një traditë të madhe të bukës thekre, veçanërisht të llojit crunchy. Kjo lloj buke do t’i mbajë njerëzit më të ngopur për më gjatë se gruri i zakonshëm.

Malajzi –Shafrani i Indisë është një erz e rritur në xhunglat e Malajzisë dhe e mbushur me kurkumin, një përbërës natyral me veti kundër yndyrës.

Rusia – Rusët zakonisht pjekin dhe ziejnë ushqimin e tyre në vend që ti skuqin. Dhe shumë prej tyre rritin frutat dhe perimet në kopshtet e shtëpive të tyre, duke garantuar prodhime të shëndetshme dhe organike.

Islanda – Islanda konsiderohet si një nga vendet më të shëndetshme në botë, falë një diete të pasur me peshk të freskët. Si rezultat, islandezët marrin shumë acide yndyrore omega-3 që rrisin shëndetin e zemrës.