Aksionet në SHBA, MB dhe Evropë gjithashtu ranë të hënën për shkak të frikës se ekonomia amerikane po shkon drejt një ngadalësimi. Jesper Koll, drejtor ekzekutiv i ”Monex Group Japan”, tha se ai kishte ende besim në stoqet e vendit pavarësisht rënieve të mëdha të së hënës. ”Bazat themelore të Japonisë janë të forta, rreziqet e recesionit janë zero dhe liderët e korporatave janë të bllokuar në rritjen e kthimit të kapitalit”, tha ai për BBC. Aksionet në Korenë e Jugut gjithashtu rifituan sot terren. Indeksi i aksioneve ”Kospi” u rrit me më shumë se 4% pasi ra me 8,8% dje – sesioni i tij më i keq tregtar që nga kriza globale financiare e vitit 2008. Indeksi kryesor i aksioneve të Tajvanit u tregtua më shumë se 3% më i lartë, pas një rënie rekord prej 8,4% të hënën. Në Evropë, CAC-40 në Paris shkurtoi humbjet e mëparshme për të përfunduar 1,4% më ulët, ndërsa DAX i Frankfurtit dhe FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar humbën rreth 2% secili.