Plazhi i Semanit është një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta vere. Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit, me hapësira pafund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta, është një tjetër destinacion turistik në bregdetin e Adriatikut. Plazhet e Darzezës dhe Semanit po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët. Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.