Sunday, November 24, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITZ.Msc. Hakil Osmani-Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, vlera më të larta...

Z.Msc. Hakil Osmani-Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, vlera më të larta se normalja për muajin

Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani flet për rritje të temperaturave të ajrit gjatë ditës së mërkurë, duke prekur vlerat 35 gradë celcius, në qytete si Shkodra, Tirana dhe Gjirokastra. Osmani thotë se në zona të izoluara do kalohet dhe kjo vlerë temperaturash, ndërsa në bregdet parashikohen temperatura 33-34 gradë celcius, duke nënvizuar se do të mbetemi në kushtet e motit të qëndrueshëm dhe me mbizotërim kthjellimesh. Dhjetë ditëshi i fundit do të sjellë më shumë mot me diell, mot të qëndrueshëm, nuk do kemi prezent shi. Në zonat malore do ketë reshje të izoluara. Nga e enjtja do të kemi mot të qëndrueshëm dhe temperatura mjaft të larta. Era do të jetë me shpejtësi jo më shumë se 35-40 km orë. Duke u afruar brigjeve detare do të ketë dobësim, duke mos sjellë valëzim në det. Do të ketë parametra mjaft të favorshëm për ata që duan të shfrytëzojnë plazhin. E premtja sjell tërheqje të përkohshme, por fundjava do sjellë temperatura deri në 37-38 gradë celcius. Kjo valë e të nxehtit do të qëndrojë deri në fund të qershorit, deri në 9 gradë më të larta se vlera normale këtë muaj. Zona me temperatura më të larta do të jenë qytetet e zonave të ulëta. Në Tiranë do shkojë 37 gradë celcius në hije, ndërsa në diell do shkojë më lart. Lagështia në ajër do bëhet që të ndihen më të larta temperatura në ajër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments