Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE SHBA: Mbështetje e hekurt për Izraelin mes kërcënimeve të sulmeve nga Irani

 SHBA: Mbështetje e hekurt për Izraelin mes kërcënimeve të sulmeve nga Irani

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Joav Gallant dhe e siguroi atë për mbështetje të hekurt të SHBA në rast të një sulmi hakmarrës nga Irani, njoftoi Pentagoni. ”Ata diskutuan gjithashtu lëvizjet amerikane për të përmirësuar mbrojtjen e forcave, për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Izraelit dhe për të frenuar tensionet në rajon”, sipas Pentagonit. Pentagoni tha se ”Austin shprehu gjithashtu mbështetjen për një armëpushim në luftën e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës”. Tensionet në rajon janë rritur pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut dhe shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin iranian, Teheran. Në dritën e kërcënimeve të fundit të Iranit për një sulm ndaj Izraelit, është e pasigurt se kur dhe si mund të ndodhë hakmarrja. Udhëheqja iraniane dhe milicia e Hezbollahut në Liban, aleati i saj, i janë referuar vazhdimisht “ditëve të ardhshme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments