Ngarja e automjetit në gjendje të dehur i ka kushtuar humbjen e patentës këngëtarit Justin Timberlake. NBC News shkruan se ”këngëtari u shfaq në një seancë virtuale nga Belgjika dhe gjyqtari i pezulloi përkohësisht lejen e drejtimit”. Timberlake, 43 vjeç, u arrestua 18 qershorin e kaluar në Hamptons, një qytet bregdetar jo shumë larg qytetit të Nju Jorkut, sepse po ngiste në gjendje të dehur. Ai kishte kaluar një mbrëmje duke pirë dhe duke u argëtuar me miqtë. I dërguar në komisariat, ai kaloi një natë pas hekurave dhe u lirua të nesërmen me kusht. Gjyqtari fillimisht mendoi mbylljen e çështjes, por pas refuzimit të këngëtarit për t’iu nënshtruar testit të alkolit, ai u tërhoq dhe në vend të kësaj mori vendimin për të pezulluar patentë e tij për kohëzgjatjen e çështjes. Nga ana e tij, Timberlake pohon se nuk ka vozitur i dehur dhe se ka pirë vetëm një koktej para se ta ndalojnë