Disa depo karburanti në Rusinë jugore u dogjën gjatë natës nga sulmet me dronë ukrainas, raportoi kanali rus i lajmeve “Mash” në Telegram.
Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev, konfirmoi sulmet në rrethet Kamensk dhe Morozovsk, ku u dëmtuan disa objekte.
Ai tha në një postim në Telegram se 55 dronë ukrainas u vunë re vetëm mbi rajonin e Rostovit.
“Mash” raportoi se sulmet kishin në shënjestër edhe bazat ajrore ruse Morozovsk dhe Millerovo në rajonin e Rostovit.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se vetëm një depo municioni në bazën ajrore Morozovsk ishte goditur me bomba rrëshqitëse.
Moska ende nuk ka komentuar në lidhje me raportimet për goditjen e objekteve ushtarake.
Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë deklaroi se 75 dronë ukrainas u kapën gjatë natës, pretendime që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Numri i tyre sugjeron se forcat e Kievit kanë kryer një sulm të madh – duke përfshirë një numër të madh dronësh.
Ndërkohë Ukraina raportoi sulme ajrore ruse duke përdorur 29 drone “Shahed” të prodhuar nga Irani gjatë natës. “Njëzet e katër dronë u rrëzuan”, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës