Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan një karrierë në Forcat e Armatosura se, kanë edhe 24 orë kohë për të përzgjedhur programin e studimit për ciklin e parë bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.
MM bën të ditur se tek Akademia e Forcave të Armatosura ata mund të përsosin aftësitë e tyre në një gamë të gjerë profesionesh dhe të kontribuojnë për vendin tonë.
Akademia e Forcave të Armatosura është zgjedhja e duhur pasi ofron programe akademike prestigjioze dhe unike në Shqipëri, pagë mujore dinjitoze, akomodim dhe trajtim ushqimor gjatë gjithë periudhës së studimit si dhe punësim të sigurt.
Këto janë vetëm disa nga përfitimet si student i kësaj Akademie. Të rinjtë mund të zbulojnë të gjitha avantazhet e programeve të AFA përmes regjistrimit elektronik duke plotësuar formularin në portalin UAlbania http://ualbania.al.