Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se policia e vendit tonë me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta rritin këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Kosovës. Ai theksoi se shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se diplomimi i kësaj gjenerate tregon përkushtimin e tyre për të tejkaluar të gjitha sfidat dhe për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës. Hoxha tha se puna policore është një mision i shenjtë dhe fisnik, ku duhet përkushtuar shërbimit ndaj qytetarit, shtetit dhe shërbimit ndaj organizatës policore. Ndërkaq, zëdhënësi i gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, Florian Shala u shpreh se ky moment i diplomimit është dëshmi e përkushtimit dhe përpjekjeve për të përmbushur me nder dhe dinjitet detyrat që i presin. Ai u zotua se do të punojnë me përkushtim për të ruajtur besimi që e kanë qytetarët në Policinë e Kosovës