E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve Ora News, për të folur për motin dhe temperaturat në vend gjatë ditëve të para të muajit gusht, ishte sinoptikania Lajda Porja. “Mund të them në qoftë se do të bëjmë një paralelizëm me muajin korrik, i cili ka qenë me ditë shumë të nxehta, gushti do të fokusohet e do të jetë me ditë të nxehta. Parashikohet që sot termometri të luhatet 34-35 do të ketë zona 37-38 gradë që do të jenë të izoluara. Janë kryesisht qarku i Beratit, i Elbasanit, i Gjirokastrës. Këto kanë qenë epiqendra e kësaj vere. Këto 3 qarqe kanë shënuar vlerat më të larta. Fundjava do të sjellë një freskim të lehtë të motit”, tha Porja.