Në Petrelë, të Tiranës është ndërtuar si një oaz i gjelbër, serra Agripo, ku prodhohen fidanë të certifikuar perimorë, duke siguruar cilësi më të lartë për fermerët. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga ferma që prodhon këto fidanë, teksa theksoi rëndësisnë e prodhimeve të certifikuara. “Fidanët e certifikuar garantojnë siguri, qëndrueshmëri, rezistencë më të lartë ndaj sëmundjeve dhe rendiment më të lartë prodhimi”, tha Denaj. Sipas saj, përdorimi i fidanëve të certifikuar që përmbushin standardet e BE-së, është kyç për të arritur një prodhim të unifikuar dhe cilësi konkurruese në tregjet elitare të eksportit.