Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, në një reagim në rrjetet sociale tha se po të mos ishin zjarrfikësit nga e gjithë Shqipëria, Shëngjini do të ishte shndërruar në një gërmadhë nga flakët.

Ndreu, në postimin e tij falenderon kryeministrin Rama dhe ministrat Balla e manja për impenjmin.

“Për shumëkënd që u shqetësua për situatën, për ata që gjetën “fajtorët” në qeveri, bashki dhe këdo që punon në shtet, kam dy fjalë, mos të ishin Zjarrëfikësit nga e gjithë Shqipëria, Shëngjini do ishte gërmadhë sot!

Një erë e tmerrshme shpërndau zjarrin rrufe kudo! Kryeministri, ministrat, sidomos Balla dhe Manja, kryetarët e Bashkive kolegë të mi, autoritete të larta të Shërbimit të Emergjencave dhe veçanërisht Arben Cara dhe Agustin Pepkola, Prefekti dhe Bashkia Lezhë, ishin në këmbë!”, shktuan Ndreu.

Ai sqaron se po kthehet nga Stambolli ku ishte në vizitë zyrtare.

“Unë fatkeqësisht isha në Stamboll! Ika dje në drekë në vizitë zyrtare, kur ngjarja nuk ishte alarmante! Nuk fjeta fare duke komuniku me të gjithë! Gjeta biletë dhe po kthehem!”, thekson Ndreu

“Qetësohuni, se nuk kam unë merita, por ama zjarrëfikësit janë treguar heronj! Ndërsa ca helmin si gjithmonë! Shpëtuam Shëngjinin pa pasoja në njerëz, por skemi ndërmend të shpëtojmë llumin nga shfryrja e pafre e fantazisë së turbulluar!”, përfundon Ndreu.