Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Komunën e Tetovës dhe Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, çeli ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë”. Çelja e ekspozitës u bë në ambientet e Radio Tetova, në kuadër të aktivitetit “Festojmë në vendlindje. Vera tetovare”. Muzeu Historik Kombëtar falenderoi për këtë aktivitet, bashkëautorin e ekspozitës Arsim Sinanin, me të cilin ka pasur bashkëpunime të tilla edhe më herët.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishte i pranishëm kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës, Naim Ismaili, deputetë të partive të ndryshme politike që përfaqësojnë shqiptarët në parlamentin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, njerëz të artit dhe të biznesit etj.

Gjithashtu në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte e pranishme edhe një përfaqësi e Muzeut Historik Kombëtar.