Në fshatin piktoresk të Rehovës, përveç arkitekturës së veçantë të shtëpive, karakteristike janë edhe portat e gdhendura me mjeshtëri nga artizanë të talentuar. Ato pasqyrojnë një harmoni perfekte midis artit dhe funksionalitetit. Në një pjesë të madhe të tyre, shtëpitë e Rehovës ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton në fillimet e shekullit XX. Çdo motiv dhe ornament mbart një histori dhe simbolikë të veçantë, duke na rikujtuar rëndësinë e Trashëgimisë sonë Kulturore. Fshati i Rehovës ka një potencial të madh për të zhvilluar agroturizmin. Fshati që dikur shquhej për zanatçinjtë e tij, si mjeshtra gurgdhendës tashmë vlerësohet për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.