Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, do të shpallë sot një ligj që do t’i japë fund ndeshjeve aspak humane me dema në vend. “Pres lëvizjen për të drejtat e kafshëve, lëvizjen mjedisore, gratë e Bogotas dhe të gjithë të rinjtë e kryeqytetit të Kolumbisë që të mos bërtasin më ‘Olé’ por ‘’jeta është e para’’, postoi kreu i shtetit progresiv në rrjetet sociale. 28 majin e kaluar, Dhoma e Deputetëve të Kolumbisë votoi me shumicë dërrmuese në favor të ligjit kundër ndeshjes me dema, i cili në raste të tjera ishte refuzuar nga parlamenti. Kujtojmë se këto ndeshje shpesh herë kanë pasoja tragjike për njerëzit, ndërsa etiketohen nga animalistët si tragjike dhe aspak humane për kafshët