Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPlazhi në Anglinë viktoriane

Plazhi në Anglinë viktoriane

Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, në Francë filloi të përhapej moda për të notuar në det. Që atëherë njerëzit e pasur dhe ajka e aristokracisë filluan të frekuentojnë vendpushimet bregdetare, shkruan focus.it. Mundësia për të arritur lehtësisht në det, megjithatë, shpërtheu në Angli falë përdorimit të rrjetit hekurudhor, i ndërtuar fillimisht për të transportuar mallra midis Londrës dhe porteve. Ishin londinezët e pasur që filluan të përdorin trenin për të zbuluar vendpushimet e para bregdetare, si Margate, Brighton dhe Weymouth. Fillimisht, qoftë një grua fisnike apo borgjeze, nëse ajo donte të hynte në ujë, do të duhej të vishte një këmishë me mëngë të gjata, një korse, çorape, këpucë dhe një kapele në kokë. Meqenëse plazhet ishin të ndara midis burrave dhe grave, zotërinj iniciativë të pajisur me teleskopë shpesh gjendeshin duke spiunuar zonjat e veshura mirë. Në një vend puritan si Anglia viktoriane, që një grua të lahej në det pa shkaktuar skandal ishte një detyrë e vështirë. Prandaj shpikja kabinave me rrota të tërhequra në ujë nga kuajt ishte një lehtësim për to. Zonjat hynin të veshura me rroba më të përshtatshme për tualet ku një shoqërues ”komandonte” kalin i cili hyri në ujë sa kabina të merte ujë të bollshëm. Këto dhoma zhveshje me katër rrota u përdorën edhe nga mbretëresha Victoria. Makina e saj e banjës mund të shihet edhe sot në Isle of Wight, ku familja mbretërore britanike kishte atëherë rezidencën verore, Osborne House. Natyrisht, brenda atij konstruksioni prej druri, mbretëresha ndihej rehat në habitetin e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments