Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE AI akuzon Izraelin për arrestimin dhe torturimin e paligjshëm të palestinezëve

 AI akuzon Izraelin për arrestimin dhe torturimin e paligjshëm të palestinezëve

Organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Londër, Amnesty International ka akuzuar Izraelin për keqtrajtim dhe torturim të të burgosurve palestinezë.

”Sipas ligjit për luftëtarët e paligjshëm, Izraeli i ndalon në mënyrë sistematike palestinezët”, tha grupi, ”me të burgosurve që u mohohet qasja në avokatë ose kontakte me familjet e tyre”.

Raporti, i bazuar në intervistat me 27 palestinezë, duke përfshirë pesë gra dhe një djalë 14-vjeçar, përfshin pretendime për torturë, zhdukje me forcë dhe trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues nga forcat izraelite.

Një burrë, një pediatër 57-vjeçar i arrestuar gjatë një bastisjeje në një spital në qytetin e Gazës në dhjetor 2023, tha se u mbajt me pranga dhe sy të lidhur për 45 ditë në një kamp ushtarak, ndërsa vuante nga uria dhe rrahjet.

Izraeli nuk ka komentuar mbi pretendimet në raport.

Ai ka mohuar më parë akuzat për torturë dhe keqtrajtim të të burgosurve palestinezë.

Raporti i AI kritikoi ligjin për luftëtarët e paligjshëm, i cili është zgjatur disa herë që kur sulmet e 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas ndezën konfliktin aktual në Gaza.

Grupi tha se ”Izraeli po anashkalon konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duke i etiketuar të arrestuarit luftëtarë të paligjshëm”.

Amnesty Internatioanl tha se “bën thirrje që të gjithë të burgosurit që mbahen sipas Ligjit për Luftëtarët e Paligjshëm, duke përfshirë anëtarët e dyshuar të grupeve të armatosura, të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe t’u jepet akses tek avokatët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments