70 kuota studimi në Akademinë e Forcave të Armatosura

0
2

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se të gjithë maturantët që duan të bëhen pjesë e Akademisë prestigjoze të Forcave të Armatosura se po afron faza e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor.

Maturantët kanë mundësi të studiojnë në një nga programet e Akademisë së Forcave të Armatosura duke plotësuar formularin elektronik në portalin UAlbania link: http://ualbania.al.

Ministria fton maturantët të bëhen pjesë e 70 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, si: Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes, Teknologji Informacioni dhe Komunikim në Fushën e Mbrojtjes dhe Shkenca Komunikimi në Fushën e Mbrojtjes.

Disa nga përfitimet si student i kësaj akademie janë pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas gjatë gjithë periudhës së studimit, tarifë regjistrimi 0 lekë për të katërta vitet, punësim dhe pension të sigurt.

Ndërtimi i prorgrameve të reja në AFA është asistuar në komponentë të rëndësishëm nga ekspertë të Akademisë Ëest Point në SHBA, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.