Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mbylljes së tri pikave të karburanteve në veri të vendit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Xhelal Sveçla ka shkruar se rimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite.
Kurse, sipas të parit të MPB-së, Xhelal Sveça, shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si “Nis Petrol”, filial i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës.
“Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë.
Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.
Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon. Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si “Nis Petrol”, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, shprehet Zveçla.