Friday, October 18, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkspozita “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Ekspozita “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore organizoi ekspozitën “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Qëllimi i kësaj ekspozite ishte të rikujtojë dhe të prezantojë objektet e dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, përmes një koleksioni të vlerësuar të materialeve grafike dhe dokumenteve arkivore, të cilat janë të rëndësishme për historinë e vendit tonë.

IKTK për realizimin e kësaj ekspozite, bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit Shtetëror e cila kontribuoi në mbledhjen e materialeve arkivore, si dhe me ekspertë të fushës që morën pjesë në këtë ekspozitë për të ndarë përvojën e tyre disa-vjeçare mbi historikun e Monumenteve të Kulturës në Shqipëri.

IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments