Paga më të larta dhe mundësi më të mira pune, janë arsyet pse 35% e të rinjve italianë nën 30 vjeç do të ishin të gatshëm të largoheshin nga vendi i tyre, shkruan faqja adnkronos.it. Këto të dhëna dalin paraprakisht nga një studimi i kryer nga instituti ”Ipsos”. Ky është një fakt i trishtuar për shumë të rinj italianë, që lënë të dashurit dhe territorin e tyre … duke qënë ”të armatosur” me kualifikime që do t’u mundësonin punë më të mira, e megjithatë ata zgjedhin rrugën e “arratisjes”. Ata do të bëheshin inxhinierë, doktorë, studiuesë shkencorë, profesorë universiteti, apo edhe teknikë në vendin e tyre e megjithatë largohen … vetëm për të pasur një të ardhme më të sigurtë. ”Almalaurea”, një institut që merret me studimin e punësimit të të rinjve raporton të dhënat e të diplomuarve italianë që punojnë jashtë vendit, dhe sipas saj, paga mesatare mujore neto jashtë Italisë shkon në 2 174 euro … një shifër që korrespondon me 56.1% më shumë se mesatarja italiane. Për më tepër, 41.3% e personave që kanë punuar jashtë vendit për një vit marrin një kontratë të përhershme dhe përqindja e pagës rritet në 52.1% pas pesë vitesh. Për më tepër, studimi i Ipsos zbuloi se nga një kampion prej 1 200 personash nën 30 vjeç, 85% e të rinjve të intervistuar do të konsideronin largimin nga shtëpia për një punë më të dobishme. Sipas Ipsos vetëm një pakicë e vogël, 15%, nuk ka ”ndërmend” të lëvizë