Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian (BE), ka bërë të ditur se rreth 9,5 për qind e popullsisë së bllokut evropian çdo të dytën ditë të vitit të kaluar nuk ishin në gjendje të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian. Autoriteti statistikor i bllokut prej 27-anëtarësh tha se kjo shifër ishte 1,2 pikë përqindje më e lartë krahasuar me normën 8,3 të vitit 2022. “Për më tepër, duke u fokusuar tek personat në rrezik të varfërisë në vitin 2023, pjesa në nivel të BE-së ishte 22,3 për qind”, tha Eurostat, duke theksuar se kjo shifër gjithashtu u rrit me 2,6 pikë përqindje në baza vjetore. Përqindja më e lartë e njerëzve në rrezik të varfërisë të paaftë për të përballuar ushqimin e duhur ishte në Sllovaki me 45 për qind, ndjekur nga Hungaria me 44,9 për qind dhe Bullgaria me 40,2 për qind. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët u regjistrua në Irlandë me 4,2 për qind, e ndjekur nga administrata e Qipros Greke me 5 për qind dhe Portugalia me 5,9 për qind.
Eurostat: 10% e popullsisë së BE-së nuk arrin ta përballojë ushqimin e duhur
RELATED ARTICLES