Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPraktika e dyfishtë nga mjekët në spitalin e Shkodrës, konsulta jashtë orarit...

Praktika e dyfishtë nga mjekët në spitalin e Shkodrës, konsulta jashtë orarit për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte të shtunën në Shkodër ku u takua me stafin mjekësor dhe drejtues të spitalit rajonal të Shkodrës. Ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale deklaron se pas Spitalit Memorial Fier, edhe në spitalin e Shkodrës ka nisur prej disa javësh zbatimi i praktikës së dyfishtë nga mjekët të cilët do të ofrojnë konsulta për qytetarët jashtë orarit zyrtar për disa shërbime shëndetësore. “Në këtë spital janë deri tani 15 mjekë të cilët kanë nisur implementimin e praktikës së dyfishtë në mbështetje të autonomisë spitalore në kuadër të së cilës prej Janarit 2024 në Spitalin Rajonal Shkodër janë shtuar shërbime të reja shëndetësore si: Konsultat onkokirurgjikale; Shërbimi i Hemodinamikës 24 orë; Krijimi i Bordit të Tumoreve”, shkruan Koçiu. Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu thekson se “autonomia spitalore, modeli i menaxhimit europian në strukturat tona spitalore do të ofrojë standarde më të larta shërbimesh për qytetarët, shërbim shëndetësor pranë vendbanimit si dhe kushte e paga më të mira për mjekët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments