Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Komunikojmë me gjuhën e artit”, COD projekt për të rinjtë e Qarkut...

“Komunikojmë me gjuhën e artit”, COD projekt për të rinjtë e Qarkut Korçë

Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Qendra e Arteve dhe Kulturës Korçë, në oborrin e “Mësonjëtores” nisën një cikël bashkëpunimesh mbi praktikimin dhe përjetimin e artit dhe emocioneve që e pasojnë atë tek brezat e rinj. Në moderimin e Katerina Çifligut të rinjtë pjesëmarrës, pjesë e projektit “Teatri i të Rinjve”, patën mundësinë që të shpalosin angazhimin e tyre që do të kenë përgjatë muajve korrik-gusht ku do të zhvillojnë praktikën të ndarë në dy faza: atë të provës dhe të premierës me titull “Funny Money”. Të rinjtë folën për përvojën e re dhe emocionet e të qenurit pjesë e botës së teatrit, ku për të pranishmit treguan disa pjesë nga skenat që presim t’i shohim në fund të muajit gusht, pjesë teatrale që vjen në kujdesin e regjisorit të ri Ergis Dervishi. Nën kujdesin e drejtueses së Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë, Blerta Belliu, ky aktivitet synon përfshirjen e një sërë disiplinash artistike dhe çështjesh me impakt kulturor dhe social të Qarkut Korçë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments