Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,15 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,15 Korrik 2024

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë NDERSA orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat jugore dhe  jugperëndimore; por nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 19°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Gjatë ditës së hënë; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave shumë të larta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situat meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite KU priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV POR më të theksuara në  zonat përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 20°C vlera minimale deri në 42°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.

Europa Jugore është përfshirë nga masat ajrore me origjinë nga Afrika duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU zonat më të perkura nga temperaturat e larta janë: Jugu i Italisë, Sicilia, Qipro dhe një pjesë e mirë e gadishullit të Ballkanit. Gjithashtu me mot të qëndrueshme PARAQITEN gadishulli Iberik si edhe gadishulli Peloponez. NDERSA Vendet Nordike si edhe Ishujt Britanikë do të vijojnë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments