Do të MBETET prezent vala e nxehtë Afrikane; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat përgjatë shtrirjes Veri – Verilindje; Temperaturat e ajrit të pesojnë rënie në mëngjes POR vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 39°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.
Moti i kthjellët dhe shumë i nxehtë; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit të pësojnë rënie të lehtë në mengjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C minimalja deri në 41°C vlera maksimale në rang territori Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në përkatësisht në veri – verilindje të kontinentit do të kushtëzojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën verirore dhe Lindore duke sjellë; vranësira të dendura, shira intensivë si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, rajoni i Balltikut dhe zona e Alpeve do të vijojnë me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera më ekstreme priten në gadishullin e Ballkanit dhe Italinë Jugore.