Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë që në nisje të kësaj jave e çoi termometrin këtë të enjte deri në 42 gradë. Një vlerë e tillë e matur në hije, në diell ndihet 4-5 gradë më shumë. Elbasani dhe Gjirokastra kanë përjetuar vlerat më ekstreme. “Temperaturat më të larta janë më të brendësi të territorit. Shkodra, Kopliku, Lezha, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Berati, 40. Do kemi edhe 41 gradë, kryesisht Kopliku dhe Shkodra, dhe 42 gradëshi i afrohet, Elbasan dhe Gjirokastër”, tha Lajda Porja, sinoptikane. Edhe fundjava parashikohet me temperatura mjaft të larta “Qytetet kryesore janë 40 dhe lehtësisht mbi 40, dhe 42 gradë Berat, Gjirokastër, Elbasan”, tha Porja. Vala e të nxehtit pritet të qëndrojë në Shqipëri deri në mesin e javës tjetër. “Parashikohet që fillimi i javës të sjellë një tjetër rritje të temperaturave. Është një valë që nuk është se ka vlera ekstreme nga dita në ditë, tërhiqet me një gradë dhe shtohet me një gradë, mbetemi ne kuadratin e temperaturave 42 ose lehtësisht mbi 42”, tha Porja. Në fillim të javës së ardhshme temperaturat mund ti afrohen edhe vlerës 43 gradë. Tv Klan