MBETET Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që; moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit KU vlera ekstreme priten në qarqet; Elbasan; Berat dhe Gjirokastër dei në 42 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR maksimumet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera minimale në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.