Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,12 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,12 Korrik 2024

Do të MBETEN prezente masat ajrore Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore  nga 18°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 37°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht VERIPERENDIMOR.

Edhe gjatë ditës së premte; Moti i kthjellët dhe shumë i nxehtë; do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira  të lehta e kalimtare në pjesën më të mdhe të MV; KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV POR nuk priten reshje. E njëjta situatë e motit përvëlues do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje sërisht në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C vlera minimale deri në 40°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Shkup. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor.

Britania e madhe; është përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore do të vijojnë me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera më ekstreme priten në gadishullin e Ballkanit, Italinë Jugore si edhe gadishullin peloponez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments