Projekti i Muzeut ‘’Besa’’ në Tiranë është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës së finalistëve kandidatë për trofeun e kompeticionit “World Architecture Festival” duke konkuruar kështu me emrat më të mëdhenj të arkitekturës në botë.

Studioja arkitekturore nga Zvicra, “Oppenheim Architecture” është fituese e projektit për ndërtimin e Muzeut “Besa”, që i kushtohet historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por jo vetëm.

Muzeu i “Besës” është i lidhur shpirtërisht me Muzeun Hebraik në Vlorë. Ndërtimi i tij përbën një sfidë pasi nga njëra anë bëhet fjalë për restaurimin e muzealizimin e një godine historike në zemër të Tiranës, por njëkohësisht duhet të flasë me zërin e kohës.