Gjiganti i Hollivudit ‘’Paramount Global’’ ka rënë dakord për një bashkim prej 28 miliardë dollarësh me ‘’Skydance Media’’ në një marrëveshje që bashkon dy nga studiot më të mëdha të filmit në botë.

Marrëveshja do të bëjë që kryetarja joekzekutive e ”Paramount”, Shari Redstone, të shesë aksionet kontrolluese të familjes së saj në grup, duke i dhënë fund përfshirjes së tyre në kompaninë e themeluar nga gjyshi i saj në 1936.

”Paramount” është një nga studiot më të vjetra të filmit të Hollivudit, që ka prodhuar superfilma si “The Godfather”, “Titanic” dhe “Raiders of the Lost Ark”, si dhe serialin “Mission: Impossible”.

Grupi zotëron gjithashtu rrjetet televizive CBS, Comedy Central, Nickelodeon dhe MTV.

”Skydance Media” është një studio e pavarur filmash e nisur nga miliarderi David Ellison në vitin 2010 dhe mbështetet nga grupe të kapitalit privat amerikan, përfshirë RedBird.

”Skydance” ka prodhuar filma të suksesshëm duke përfshirë “Top Gun: Maverick”, “Star Trek Into Darkness” dhe “Jack Reacher: Never Go Back”.

“Duke pasur parasysh ndryshimet në industri, ne duam të forcojmë Paramount për të ardhmen duke siguruar që përmbajtja të mbetet supreme’’, theksoi Redstone.

“Shpresojmë që transaksioni Skydance të mundësojë suksesin e vazhdueshëm të Paramount në këtë mjedis që ndryshon me shpejtësi”, shtojnë ata.

Marrëveshja komplekse do të bëjë që ”Skydance” të investojë rreth 8 miliardë dollarë për të marrë nën kontroll ”Paramount”.

Ai përfshin një transaksion me dy hapa, në të cilin ”Skydance” do të paguajë 2.4 miliardë dollarë për të blerë National Amusements, që kontrollon ”Paramount