Vetëm 167 persona nga 1295 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 – korrik 2024. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se në seancën e fundit të zhvilluar, nga 31 riregjistrime, u paraqitën 23 kandidatë, ku vetëm 3 prej tyre rezultuan fitues. “1295 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.9 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm”, thotë DPSHTRR.