Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMF: Nga renta minerare u mblodhën 1.3 miliardë lekë

MF: Nga renta minerare u mblodhën 1.3 miliardë lekë

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.3 miliardë lekë gjatë periudhës janar-maj. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin mbi treguesit fiskalë paraprakë, këto të ardhura rezultojnë 58 milionë ose 4.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 97.2% kundrejt planit për 5-mujorin 2024. Renta Minerare është një taksë që zbatohet për mineralet e nxjerra në vendin tonë. Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit tatimpagues, zotërues i lejes së shfrytëzimit, në çastin kur ai shet apo eksporton mineralin apo nënproduktin e prodhuar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments