Depërtimi i masave ajrore nga Afrikes DREJT brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të nxehtë POR herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN ndjeshëm si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 38-39 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.