Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa Moti-E Shtunë,6 Korrik 2024

Europa Moti-E Shtunë,6 Korrik 2024

Do të vijonë; masat ajrore të qëndrueshme; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 31°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor.

Moti i kthjellët dhe i nxehtë; do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me kthjellime dhe vranësira  të lehta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Ishujt Britanikë si edhe vendet Nordike janë përfshirë nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore do të vijojnë me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlerat më ekstreme priten në gadishullin Iberik, Italinë Jugore si edhe brigjet Greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments