Temperaturat ditën e sotme do të regjistrohen deri në 35 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës në 38 gradë Celsius, ku zonat jugore do të përjetojnë ato më të lartat. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se gjatë kësaj të premte dhe fundjavës do të na shoqërojnë ditët me kthjellime. Hakil Osmani: Parametri i erës mbetet disi problematik për zonat jugore duke bërë që të jenë me shpejtësi rreth 40 kilometra për orë nga drejtimi veri-perëndimor duke bërë që herë pas here të ndihmojë vatrat e zjarrit, por dita e shtunë, dita e dielë sjell një parametër e cila do të jetë jo më shumë se 30 kilometra për orë, duke bërë që të mos jetë më problematike. Përsa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet në rang territori ditën e sotme të jenë edhe në 35 gradë Celsius në qarqet Elbasan, Berat, por po ashtu edhe pjesa tjetër e territorit pritet të ketë temperatura në 34 gradë Celsius, duke përfshirë kryqytetin, Gjirokastrën, Vlorën. Përsa i përket fundjavës, vijon rritja e temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të shkojnë ditën e dielë edhe në 37 apo 38 gradë Celsius dhe mbeten zonat jugore me temperaturat më të larta, qarku i Beratit pritet të regjistrojë temperatura në 38 gradë Celsius gjatë mesditës së ditës së dielë. Po ashtu, vija bregdetare pritet të jetë me temperatura shumë pranë vlerave 34 apo 35 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e sotme edhe përgjatë fundjavës, parashikohet që kthjellimet të jenë dominante pothuajse në të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës dhe mesditës.