Do të përfshihet nga masa ajrore të nxehta edhe Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të lagështirës në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 11°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor
Masat e nxehta Afrikane do të futen gradualisht edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Ndërsa; pasditja dhe në vijim; parashikohet të ketë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin POR më të fokusuara do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe hera herës mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre ciklonare në brigjet në Veriore të Europës do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe vendet e Beneluksit duke sjellë reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi breshëri; Po ashtu; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi të forta ere NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; do të paraqiten; gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga brigjet e Afrikës.