Kryeministri nacionalist i krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, është kreu i parë i presidencës së radhës të Këshillit të BE-së që ka sulmuar dhe poshtëruar publikisht institucionet e vetë BE-së.
Në fjalimet dhe intervistat e tij, ai ka pohuar vazhdimisht se BE kërcënon sovranitetin hungarez, po shkatërron klasën e mesme të saj dhe po sulmon sektorin bujqësor të vendit. Kjo është arsyeja pse ai tha se duhej të shkonte në Bruksel dhe “të shkundte strukturat e pushtetit atje”.
Gjatë vitit të kaluar, Hungaria ka përdorur veton e saj për të bllokuar vendimet e shteteve të tjera anëtare në nivel të BE-së. Megjithatë, pavarësisht nga skepticizmi themelor që vendi i tij ka shfaqur ndaj BE-së, ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka ka thënë se Budapesti do të jetë një “ndërmjetës i ndershëm” kur të marrë përsipër presidencën erradhës të Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.
Nga 1 korriku deri më 31 dhjetor, Hungaria do të udhëheqë mbledhjet e këshillit, do të përcaktojë axhendën dhe, si dhomë e dytë legjislative, do të kryesojë negociatat me Parlamentin Evropian.