Ky takim u zhvillua në kuadër të muajit të letërsisë për fëmijë, ku e pranishme ishte edhe vajza e shkrimtarit, Aranita Marko si dhe një grup fëmijësh të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshërit. Gjatë takimit të pranishmit ndanë përvojën e tyre të leximeve si dhe pjesët e preferuara nga dy romanet e Petro Markos, “Shpella e piratëve” dhe “Fantazma dhe plani 3+4”. Këtyre dy titujve për fëmijë do t’u bashkohen edhe tituj të tjerë për të rriturit nga Petro Marko, si “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit”, “Intervistë me vetveten” etj., për të plotësuar gjithë kolanën e veprave të Markos. Petro Marko lindi më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Pas botimit të romanit “Një emër në katër rrugë” (Tiranë,1973), iu ndalua botimi për një periudhë prej tetë vitesh. Ndër veprat e tij mund të përmendim: “Hasta la vista”, 1958; “Qyteti i fundit”, 1960; Rrugë pa rrugë, 1964; Nata e Ustikës, 1989 etj. Ai vdiq në Tiranë, më 27 dhjetor 1991.
Home SPORT-KULTURE-ART KULTURE “Petro Marko në letërsinë për fëmijë”, takim në Qendrën e Librit dhe...