Tuesday, March 11, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan: Të angazhuar për anëtarësimin në BE

Erdogan: Të angazhuar për anëtarësimin në BE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan riafirmoi angazhimin e Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, duke e përshkruar atë si qëllimin strategjik të vendit. ”Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik. Është në interesin tonë të përbashkët që BE-ja t’i qaset Turqisë nga një këndvështrim i ngjashëm”, tha Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij estonez, Alar Karis në Ankara. Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe ka qenë vend kandidat që nga viti 1999. Negociatat për anëtarësim filluan në vitin 2005, por hynë në ngërç pas vitit 2007 për shkak të problemit të Qipros dhe kundërshtimit të disa shteteve anëtare. Duke folur për çështjet globale dhe rajonale, Erdogan tha se masakrat në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 37 000 palestinezë që nga 7 tetori 2023, kërcënojnë jo vetëm stabilitetin rajonal, por edhe sigurinë globale. Udhëheqësi turk tha se paqja e përhershme mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete dhe bashkësia ndërkombëtare tani duhet shfaqë peshën e vet. Duke folur për luftën në Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022, Erdogan tha se një zgjidhje e drejtë e konfliktit është e mundur përmes diplomacisë, por iniciativat që përjashtojnë Rusinë nuk do të japin rezultate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ