Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIEBA dhe Arabia Saudite shkurtojnë lutjet e së Premtes për shkak të...

EBA dhe Arabia Saudite shkurtojnë lutjet e së Premtes për shkak të të nxehtit

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po shkurtojnë faljet tradicionale të xhumasë për shkak të vapës së fortë, deri në fund të verës. Në shumë vende, myslimanët kryejnë lutjet e drekës së xhumasë, të cilat përfshijnë një predikim fetar, në arena të hapura brenda dhe jashtë xhamive. Emiratet e Bashkuara Arabe urdhëruan të gjithë predikuesit në të gjithë vendin që të kufizojnë lutjet e së Premtes në 10 minuta deri në fillim të tetorit – për të garantuar sigurinë e besimtarëve. “Në Arabinë Saudite, lutjet e së Premtes në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe në Xhaminë e Profetit në Medine janë reduktuar në 15 minuta, duke marrë parasysh besimtarët që falen në zona të jashtme dhe të pambrojtura nga dielli”, tha Presidenca e Çështjeve Fetare. Ndërkohë në Irak, kleriku me ndikim Muqtada al-Sadr u kërkoi predikuesve t’u përmbahen lutjeve të thjeshta – duke mbajtur një predikim të shkurtër te së Premtes, në mënyrë që besimtarët të shmangin nxehtësinë e madhe. Valët e të nxehtit intensiv kanë prekur njerëzit në të gjithë Lindjen e Mesme, javët e fundit. Më shumë se 1 300 pelegrinë myslimanë vdiqën në pelegrinazhin vjetor të Haxhit që përfundoi në fillim të qershorit – mes vapës ekstreme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments