Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKredia për ekonominë në maj, u rrit me 42%

Kredia për ekonominë në maj, u rrit me 42%

Kreditimi i ekonomisë vijoi rritjen edhe për muajin maj 2024. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, në muajin maj u disbursuan 33.5 miliardë lekë kredi për ekonominë, me një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë pesëmujorin e parë të këtij viti, kredia e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 150.6 miliardë lekëve dhe është rritur pothuajse me 37% me bazë vjetore. Kontributin kryesor në rritje vazhdon ta japë kredia në lekë, që për 5-mujorin e parë të vitit pothuajse është rritur me 58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin kryesor në rritjen e kreditimit në muajt e parë të këtij viti po e jep biznesi. Shifrat tregojnë se për muajin maj kredia e re për bizneset u rrit me 54%, krahasuar me majin e vitit të kaluar. Për të gjithë 5-mujorin 2024, kredia e re për bizneset arriti në 106.6 miliardë lekë, në rritje me 58% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments