Në hollin kryesor në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në Tiranë është çelur një ekspozitë e veçantë, kushtuar Pinokut, personazhit kryesor në librin “Aventurat e Pinokut” të shkrimtarit italian Carlo Collodi. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale momente nga kjo ekspozitë, teksa ftoi vizitorët të vijnë, siç shkroi Gonxhja, “në Botën Magjike të Pinokut”. ““I shtrenjti Pinok”, ekspozita më interesante që ju kanë zënë sytë, kuruar nga Giulio Iacchetti, mirëpret të gjithë vogëlushët të takojnë kukullën e famshme që vjen në jetë dhe përjeton aventura të pabesueshme”, u shpreh Gonxhja. “Bashkohuni me ne për një udhëtim të mbushur me fantazi dhe aventura magjike. Ju mirëpresim çdo ditë”, tha minsitri. Ekpozita “I shtrenjti Pinok”, në TKOB, mundësohet nga Muzeu i Dizajnit ADI, i cili prezanton një përzgjedhje projektesh, kushtuar ikonës që frymëzoi breza krijuesish dhe mendimtarësh. Giulio Iachetti, kuratori i kësaj ekspozite shprehet se bëhet fjalë për 62 projekte të reja nga 31 dizajner dhe 31 grafistë, të realizuara posaçërisht për ekspozitën.
“I shtrenjti Pinok”, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit
RELATED ARTICLES