Fundjavë me mot të qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat | ABC News Albania

0
6

Fundjava do të jetë me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar. Meteorologu Hakil Osmani thotë se të shtunën do të ketë një rritje temperaturash me dy gradë, me maksimume deri në 35 gradë. Ndërsa e diela do të shënojë sërish rritje të temperaturave. “E shtunë mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë 24 orëshit, duke bërë që kemi dominim të kthjellimeve gjatë paradites, kalime të lehta vranësirash më të dukshme në pjesën e dytë te ditës por nuk priten reshje. Sa i përket temperaturave të ajrit, mesdita do të sjellë rritje me 2 gradë, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen edhe në vlerën 35 gradë celcius në qarqet e Elbasanit, Fierit dhe Beratit. Do të vijojë rritja e temperaturave edhe të dielën duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 36 gradë apo lehtësisht të tejkalohet edhe kjo vlerë. Do të kemi rritje të temperaturave edhe në orët e para të mëngjesit duke bërë që që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë 14 gradë. E diela do të sjellë dominim të kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat do të jenë prezente në zonat malore.”, u shpreh ai. Sa i përket rajonit, ai shtoi:

“Kosova do të jenë në mbizotrimin e motit tq qëndrueshëm deri në orët e mesditës. pasditja sjell kalime të pakta të vranësirave dhe momente të izoluara me shiu. Temperaturat e ajrit do të jenë rreth vlerës 29 gradë celcius. E shtuna dhe e diela do të sjellin rritje të temperaturave për Kosovën duke bërë që maksimumet të regjistrohen rreth vlerës 33 në Prizren. Maqedonia e Veriut do të ketë një mot të qëndrueshëm në fundjavë, duke bërë që të kemi dominim të kthjellimeve, kalimeve të lehta të vranësirave poor nuk priten reshje. Temperaturart do të kenë rritje, duke bërë që maksimumet të shkojnë p[ranë vlerave 35 gradë.”, tha meteorologu./abcnews.al