Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPër herë të parë bisedime ruso-amerikane për situatën në Ukrainë

Për herë të parë bisedime ruso-amerikane për situatën në Ukrainë

Për herë të parë pas shumë kohësh, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin zhvilloi bisedime me homologun e tij rus, Andrei Belousov, deklaroi Pentagoni. Biseda vjen pasi qeveria ruse kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “reperkusione”, pas një sulmi ukrainas në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia. ”Sigurisht, përfshirja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftimet që rezultuan në vdekjen e civilëve rusë nuk mund të mbetet pa pasoja”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. ”Gjatë bisedës telefonike të së martës, Austin theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit gjatë luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth telefonatës. Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram se të dyja palët patën një shkëmbim mendimesh për luftën në Ukrainë. Belousov nënvizoi rrezikun në rritje të një përshkallëzimi të luftës për shkak të dërgesave të vazhdueshme të armëve të SHBA në Ukrainë. ”U diskutuan edhe çështje të tjera”, shtoi ministria pa dhënë detaje të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments