Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ai është i gatshëm të pranojë një armëpushim të përkohshëm në luftën e Gazës, por jo përpara se qeveria e tij të arrijë qëllimet e saj të luftës. ”Është Hamasi ai që kundërshton një marrëveshje, jo Izraeli”, tha zyra e Netanyahut në X. Netanyahu tha në një intervistë se ”luftimet intensive kundër grupit militant palestinez Hamas në qytetin jugor të Gazës, Rafah, do të përfundojnë së shpejti”. Megjithatë, ai përsëriti se lufta do të përfundojë vetëm kur Hamasi të mos ketë më kontrollin e Rripit të Gazës. Në fillim të majit ushtria izraelite nisi operacionin në Rafah, në kufi me Egjiptin. Objektivi i deklaruar ishte shpërbërja e njësive të fundit luftarake të Hamasit në territor. Në mesin e qershorit, ushtria izraelite tha se rreth 60-70% e territorit të qytetit ishte nën “kontrollin operacional” të trupave të saj, duke shtuar se pritet të përfundojë operacionin brenda pak javësh. ”Pasi të përfundojë faza e luftimeve intensive, do të jetë e mundur të ridislokohen disa nga forcat në veri, ku Izraeli kufizohet me Libanin”, shtoi ai. Që nga fillimi i luftës në Gaza, ka pasur përplasje të përditshme ushtarake midis ushtrisë izraelite, Hezbollahut pro iranian dhe grupeve të tjera në Liban
Netanyahu: I gatshëm të pranoj një armëpushim të përkohshëm
RELATED ARTICLES