Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAshpërsohen me 30% të vlerës, gjobat për ndotësit e mjedisit

Ashpërsohen me 30% të vlerës, gjobat për ndotësit e mjedisit

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka miratuar sot katër projektligje që lidhen me ashpërsimin e masave administrative për të gjithë ndotësit e mjedisit.

Në drejtimin e nënkryetarit, Eduard Ndreca, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e radhës dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, mori në shqyrtim katër projektligje.

Më konkretisht projektligjet e shqyrtuara ishin: Ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”; “Për mbrojtjen e mjedisit”; “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, dhe ndryshime në ligjin, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Projektligjet u prezantuan nga Almira Xhembulla, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, e cila parashtroi se ndryshimet ligjore të propozuara në të katër projektligjet synojnë ashpërsimin e masave administrative për të gjithë ndotësit e mjedisit, ndryshimin e natyrave juridike të gjobave, si dhe identifikimin e qartë se kush do të jenë subjektet që do të penalizohen nga këto kundravajtje administrative. Ndër të tjera Xhembulla sqaroi nevojën e rishikimit të kuadrit ligjor duke e lidhur me prioritetet e vendit për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe pasjen e një mjedisi sa më të pastër, detyrimet që rrjedhin nga procesi i negociatave për integrimin në BE dhe përafrimit me legjislacionin europian në këtë fushë, por dhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar të cilat kanë sugjeruar ashpërsim të kuadrit ligjor aktual.

Xhembulla sqaroi se ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, të ndryshuar”, synojnë ashpërsimin e kundërvajtjeve administrative në legjislacionin në fuqi për mjedisin me 30% të vlerës së gjobave, ndryshimin e natyrës juridike dhe adresimin e kompetencave ligjore të institucioneve përgjegjëse për kontrollin dhe inspektimet për ruajtjen e cilësisë së ajrit.

Lidhur me projektligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit ndër të tjera sqaroi se ashpërsimi masave administrative synon kontrollin më të mirë dhe minimizimin e ndotjes së mjedisit. Xhembulla sqaroi se në aspektin ekonomik është gjykuar se rritja e gjobave në rast kundërvajtjesh me 30% është një rritje proporcionale dhe do të ketë ndikim ekonomik te qytetarët apo subjektet kundërvajtëse.

Lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar”, ndër të tjera zëvendësministrja sqaroi nevojën e rishikimit të ligjit për adresimin e disa problematikave të hasura në praktikë, por dhe transpozimit të direktivave të BE në fushën e mjedisit.

Xhembulla sqaroi se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” synon një rritje të ndërgjegjësimit publik që do të çojë në një ulje të nivelit të ndotjes së mjedisit, menaxhim të integruar të mbetjeve e përmirësim të cilësisë së jetës dhe të një mjedisi më të pastër. Projektligji do të vendosë parashikime për kundërvajtjet e kryera nga individët në kundërshtim me legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve, konkretisht për hedhjen, groposjen, djegien, braktisjen, depozitimin dhe asgjësimin e mbetjeve.

Më pas relatorët e projektligjeve, e më konkretisht Klevis Xhoxhi për projektligjin e parë, Arkend Balla për projektligjin e dytë, Eduard Ndreca për projektligjin e tretë dhe Denis Deliu për projektligjin e fundit, vlerësuan rëndësinë e ndryshimeve ligjore për forcimin e masave administrative, rritjen e ndërgjegjësimit publik, zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive profesionale të nëpunësve të strukturave përgjegjëse për kryerjen e inspektimeve dhe të kontrolleve që do të çojë në një ulje të nivelit të ndotjes së mjedisit. Duke vlerësuar kushtetutshmërinë dhe përputhshmërinë me Rregulloren e Kuvendit ftuan kolegët ti miratojnë projektligjet.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve komisioni vendoi që shqyrtimin i paketës ligjore të vijojë në mbledhjen e radhës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments